Aeroporti i Frankfurtit ndalon fluturimet për shkak të dronëve

0
222

Të gjitha arritjet dhe nisjet në aeroportin më të ngarkuar të Gjermanisë u ndaluan për rreth 45 minuta, rreth orës 7.30 deri në orën 8.15. Disa pasagjerë duhej të prisnin në aeroplan, ndërkohë që hetimi ishte duke vazhduar, përcjell albinfo.ch.

Një zëdhënës i aeroportit i kishte thënë faqes së lajmeve rajonale, Hessenschau, se asnjë fluturim apo ulje në tokë nuk kishte ndodhur. Droni ishte duke fluturuar në pjesën jugore të zonës së aeroportit.

Trafiku ajror më pas u kthye në normalitet pas kontrollove të bëra nga policia, përcjell albinfo.ch.

Policia ishte në vendin e ngjarjes duke hetuar incidentin. Ata shkruan në twitter duke thënë se fluturimet kishin rifilluar në 8.18am.