Aeroporti i Prishtinës me një linjë të re

0
917

‘Norwegian Air’ lanson linjën direkte Stokholm-Prishtinë-Stokholm. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shtuar edhe një linjë direkte në listën e destinacioneve të shërbyera.

‘Norwegian Air’ që nga nesër, do të lansojë linjën Stokholm-Prishtinë-Stokholm, e cila do të shërbehet çdo të marte.

Nisjet nga Stokholmi do të bëhen në ora 10:15 me arritje në Prishtinë në ora 13:35, ndërkaq nisjet nga Prishtina do të bëhen në ora 14:25 me arritje në Stokholm në ora 18:00 kohë lokale, bëhet e ditur në komunikatën për media.