Agim Aliu: Faleminderit ferizajas!

0
118

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, i cili sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, ka fituar që në raundin e parë, ka falënderuar qytetarët që i besuan edhe një mandat.

“Nuk ka krenari më të madhe sesa kur bashkëqytetarët të falin besim aq të madh, mbështetje kaq të fuqishme, fitore kaq të thellë”, ka shkruar Aliu në një postim në faqen e Facebookut.

POSTIMI I PLOTË:

Ferizaj bëri historinë, FALEMINDERIT FERIZAJAS 🙏🏻❤️Fitore historike, triumf i qytetarisë, kulturës politike, vlerësimit të punës e ndershmërisë, ky është Ferizaj e këta janë ferizajasit.

Nuk ka krenari më të madhe sesa kur bashkëqytetarët të falin besim aq të madh, mbështetje kaq të fuqishme, fitore kaq të thellë.Fitoi Ferizaj, fitoi qeverisja qytetare e jo politike. Fituam të gjithë ne, bashkëqytetarë!Nuk kam fjalë për këtë privilegj e besim, FALEMINDERIT nga zemra ferizajas, bashkë na presin punë të mbara.