Agim Kuçi ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-shefi i Shtabit të Operativës së Brigadës 123 në Suharekë, Agim Kuçi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Agim Kuçi nga Suhareka është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale të Hagës. Nga kjo Gjykatë ai është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Gjatë kohës së luftës ai kishte qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Operativës së Brigadës 123 në Suharekë si dhe komandat i Brigadës 122 (Malishevë) dhe Brigadës 123 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Agim Kuçi jeton në Holandë, dhe sipas burimeve të sigurta të Gazetës Express, ai e ka marrë ftesën që të paraqitet në Gjykatën Speciale në Hagë me 21 dhe 22 mars të vitit 2019.
Ftesën nga Specialja e ka konfirmuar edhe vetë Agim Kuçi për Express.
“Do të shkoj me vertetu dhe një here luftën e drejtë e të pastër që e ka bë UÇK”, ka thënë Kuçi.
Agim Kuçi është i afërt i deputetit të AAK-së, Blerim Kuçit, i cili po ashtu para pak ditësh ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.B.V