Agim Ramadani i dha betejës së Koshares shpirt, para së cilës u gjunjëzuan serbët

Në akademinë përkujtimore – Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”- Dita e rënies së Heroit Agim Ramadani, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, kryeministri Ramush Haradinaj tha se Agim Ramadani ka qenë një luftëtarë i rrallë me tipare shqiptare.

Ai tha se beteja e Koshares ishte një sulm frontal që rezultoi me çlirimin e Kosovës.“Beteja e Koshares kishte efekt të jashtëzakonshëm, pasi ndryshoi rrjedhat e luftës në atë kohë. Flijimi i Agim Ramadanit dhe beteja e Koshares bënë historinë e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ndërsa, bashkëluftëtari i heroit Agim Ramadani, deputeti Anton Quni tha se jeta dhe vepra e Agim Ramadanit dhe luftëtarëve të tjerë në betejën e Koshares ishte kreshnike dhe e lavdishme. “Agim Ramadani i dha betejës së Koshares shpirt, para së cilës u gjunjëzuan forcat serbe”, tha Quni.

Jeton Ramadani i biri i Agim Ramadanit duke përshëndetur të pranishmit, ka uruar që kjo datë e shënimit për heronjtë e Kosovës të rënë në Koshare të orientojë Kosova në rrugën drejt së ardhmes./KosovaPress/

Lini një Përgjigje