Agim Veliu: Po punojmë shumë që LDK t’i fitojë zgjedhjet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj partie në Malishevë.

Veliu ka thënë se janë duke punuar shumë që LDK të dal e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në takim me Kryesinë dhe strukturat e Degës së LDK-së në Malishevë. Bashkë biseduam për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, përgatitjet dhe koordinimet e përbashkëta që do t’i kemi.  LDK do të punoj shumë që të del e para në këto zgjedhje në Malishevë por edhe në gjithë Kosovën fal punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Në Podujevë me 29 nëntor LDK’ja kishte humbur bastionin e saj në Podujevë ku me e 51.64% të votave, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje e dikur deputet i LDK’së, kishte fituar në zgjedhjet e komunale. Kandidati i LDK-së Nexhmi Rudari ka marrë 35.97 për qind.

Agim Veliu një kohë të gjatë ishte kryetar komune në Podujevë, para se të caktohej ministër i punëve të brendshme në qeverinë e Kosovës.

Lini një Përgjigje