Agjencia Kundër Korrupsion denoncon deputetë e zëvendësministra në Prokurorinë e Shtetit

Agjencia Kundër Korrupsion ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2018, njofton komunikata nga AKK.

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, ka thënë se veprat penale, të cilat i ka detektuar kjo agjenci janë keqpërdorim i detyrës zyrtare, konflikt interesi, deklarim të rremë dhe fshehje e pasurisë.

Për vendimin e kryeministrit për ngritjen e pagës, ka thënë se ata tashmë e kanë dhënë opinionin e tyre dhe këtë rast e kanë dërguar në Prokurori.

Havolli ka thënë se Agjencia ka bërë kallëzime penale për deputetë, zëvendësministra, këshilltarë, kryetarë komunash, dekanë në UP, kryeshefa të Agjencive të pavarura, drejtorë e anëtarë të bordeve publike, madje edhe ndaj shefave të prokurimit.

Sipas tij, kjo agjenci ka proceduar 390 raste në Prokurori gjatë vitit 2018.

Ai ka folur edhe për konfliktin e interesit dhe së shpejti do të dalim me një rekomandim për nepotizmin në ndërmarrjet publike dhe ushtrimin e ndikimit gjatë punësimeve të fundit në ndërmarrjet publike.