Agjenda në ceremoninë e pranimit të Maqedonisë në NATO

Përfaqësuesit e Përhershëm të NATO-s të 29 anëtareve të Aleancës do të nënshkruajnë me Shkupin protokolin e pranimit.

Ceremonia do te mbahet në selinë e NATO-s.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se më 6 shkurt do të shkruhet histori, pasi aleatet e NATO-s së bashku me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov do të nënshkruajnë protokolin e pranimit me Republikën e Maqedonisë Veriore.

Agjenda:

11.00  – Nënshkrimi i protokolit të pranimit ( e hapur për media); 11.30 Fotografi; 11.35 – Pika e përbashkët e shtypit nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri i Jashtëm (Podium – Agora).