Agjentët e Real Madridit në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë – Angli

0
163

Real Madridi ka bërë gati agjentët për ndeshjen Kosovë-Angli.

Sipas disa mediave spanjolle, agjentët e “Los Blancos”, do të vijnë në “Fadil Vokrri”, për ta shikuar yllin e Manchester City, Rahem Sterling.

Sterling është duke kaluar një formë të mrekullueshme te gjiganti anglez, gjë që ka bërë të këtë vëmendjen e Realit.

Disa raportime thonë që Reali është i gatshëm të paguajë 200 milionë euro për anglezin, ose të sakrifikojë Gareth Bale plus 60 milionë euro.