Ahmeti: Arritëm dakordësi me Zaev, për ta mbështetur një kandidat të përbashkët

Pas takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit në lidhje me zgjedhjet presidenciale, Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është arritur marrëveshje  e përbashkët për president.
“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”.