Ahmeti: Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë nuk është i saktë

Veç në Prishtinë janë rreth 1 mijë raste aktive me Covid-19, ndërsa Ahmeti thotë që Kosova është shteti i vetëm në botë që e ka bllokuar importimin e testeve prej laboratorëve privat.

Kryetari, Shpend Ahmeti thotë se sonte pret numër të madh të të infektuarve në kryeqytet.

Ai mendon që numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë nuk është i saktë.