Ahmeti për Isa Mustafën: Akademiku i nderuar paska mashtruar

0
441

Kryetari i Prishtinës dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që tha se Ahmetin e shpëtoi sot Gjykata Speciale, pasi ky, sipas Mustafës, e shpëtoi pushtetin nga rënia.

Ahmeti ka thënë se “Isa Mustafa ka deklaruar sot se ka humbur besimin në Gjykatën Kushtetuese e cila njëzëri ka vendosur kundër kërkesës së paarsyeshme të LDK për zgjedhjet në Prishtinë”.

“Poashtu akademiku i nderuar paska mashtruar opinionin duke thënë se pas Kuvendit të shtunën, Gjykata ka vendosur sot kundër Abrashit. Ne e dimë që Isa Mustafa plot një vit ju ka thënë simpatizantëve se Gjykata do të na ‘rrëzojë’, por me 23 janar asaj gënjeshtre i ka ardh fundi”.

Duke bashkëngjitur deklaratën e Mustafës nga Facebooku, si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku në vendim thuhet se Gjykata njëzëri ka marr vendim me 23 janar.

“Interesant qysh në ‘meselen’ metaforike Isa Mustafa i referohet komunës si pronë, sigurisht e LDK-së”, ka thënë Ahmeti. “Krejt në fund, sot Gjykata ka publikuar edhe vendimin e Istogut në favor të Haki Rugoves (LDK) e kundër Gani Dreshaj (AAK). Sigurisht për institucionalistin Mustafa ky vendim është i drejtë, por në rastin e Prishtinës është shitje e krejt gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Marrëzi antiakademike”, ka thënë ai.