Ajax po e gjunjëzon Chelsea-n në Londër

0
158

Ajax po e gjunjëzon Chelsea-n në Londër, duke fituar me rezultat 1-3 në “Stamford Bridge” në një ndeshje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në fakt, skuadra e Frank Lampard po ndihmon shumë në këtë, pasi i shënoi dy autogola brenda gjysmë ore.

Tammy Abraham shënoi në portën e vet pas vetëm dy minuta lojë.

Chelsea e barazoi rezultatin përmes Jorginhos, i cili ishte i saktë nga penalltia.

Por Quincy Promes e ktheu epërsinë e Ajaxit me një gol të përkryer me kokë.

Për 3:1 për Ajaxin shënoi vetë portieri i Chelsea, Kepa.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e takimit.

Ja golat: