Ajvari nuk ndikon në shtimin në peshë

0
268

Pasi ajvari është i përbërë nga perimet dhe pak vaj, nuk ka shumë kalori. Përmban proteina, karbohidrate dhe yndyrë.

Në 100 gr mesatarisht ka 80- 130 kalori, varësisht nga receta Ajvari nuk është i rrezikshëm për kilogramët, me kusht që ta konsumoni me kujdes.

Ajvari është i pasur me vitaminën C, që gjendet në speca, e përmirëson imunitetin dhe funksionimin e organizmit. Është i pasur edhe me vitaminën A, që ka në domate.

Patëllxhani siguron sasinë e mjaftueshme me vitaminën B2 dhe acid folik. Ajvari po ashtu përmban shumë fibra.

Është i këndshëm për ata që nuk pëlqejnë perimet dhe sallatat dhe kompenzon vitaminat.