AK-47 në veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Është arrestuar një person i dyshuar mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, saktësisht tek Rruga B.

Arrestimi i tij është bërë pasi përgjatë kontrollit të veturës të cilën kishte qenë duke e drejtuar, të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, transmeton Indeksonline.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.