Akili dhe Distria kualifikohen në çerekfinale, eliminohet Nora

Në Grand Slamin e xhudos, i cili është duke u mbajtur në Paris, xhudistët nga Kosova kanë bërë paraqitjet e para.
Të tre xhudistët rrethin e parë e kanë kaluar pa luftë, ndërkohë që në rrethin e dytë kishin kundërshtarë shumë të fortë.
Distria Krasniqi arriti ta mposhtë xhudisten nga Portugalia, Joana Diego, në kategorinë -48kg, ndërkaq kampionja evropiane Nora Gjakova u befasua në rrethin e dytë nga kundërshtarja e saj. Ajo u eliminua nga xhudistja nga Koreja, Jisu Kim, pas tri gabimeve të bëra.
Sa i përket Akilit ai në rrethin e dytë u përballë me gjermanin, Igor Wandtke, të cilin arriti ta mposhtë me shumë vështirësi.