Aksi Korçë-Dardhë i kalueshëm vetëm me zinxhirë

0
243

ARRSH njofton se si pasojë e reshjeve të dendura të borës në aksin Korçë-Dardhë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, po punohet për mirëmbajtjen.

“Në aksin rrugor Korçë-Dardhë kanë filluar reshje të shumta dëbore. Po punohet për Mirëmbajtjen Dimërore. Nga km 5-14 kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë. Drejtuesit e mjeteve, që zgjedhin të kalojnë në këtë aks të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftimin e ARRSH.