Aksident i frikshëm, makina bie nga 8 metra lartësi, disa persona të plagosur. Helikopteri dhe 2 ambulanca drejt vendngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të fshatin Leskaj ne Këlyrë.

Nga raportimet e para mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke rënë nga 8 metra lartësi, ndërsa njoftohet se ka disa të plagosur.

Nga informacionet paraprake thuhet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca ndërsa po ashtu edhe një helikopter, i cili pritet të transportojë shoferin,. Pasi ndodhet në gjendje kritike për jetë