Aksident i mistershëm: Përmbyset makina e blinduar me targa ruse, largohet shoferi

Një makinë e blinduar është përfshirë në një aksident te rrethrotullimi te ish-sheshi “Shqiponja” në hyrje të Tiranës. Sipas raportimeve bëhet me dije se në aksident është përfshirë një makinë tip Mercedes “G Class”, e blinduar edhe me targa të Rusisë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa ngjarja bëhet edhe më e mistershme pasi shoferi ka braktisur mjetin në mes të rrugës dhe është larguar.

Dyshohet se personi mund të jetë në kërkim nga policia, të ketë patur armë pa leje me vete, por ekziston edhe mundësia që mjeti të ketë qenë i vjedhur.