Aksident i rëndë komunikacioni, humb jetën 9-vjeçari, 5 të tjerë të lënduar (foto)

Një aksident i rëndë është raportuar vetëm pak minuta më parë në Tropojë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një fëmijë 9 vjeç.

Nga informacioni paraprak i dhënë nga policia, bëhet me dije se në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.

Lini një Përgjigje