Aksident i rëndë me të lënduar në Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në lagjen ‘Suhodoll’ të Mitrovicës.

Dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.