Aksident i rëndë në afërsi të Milotit

0
355

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Aksidenti ndodhi pranë rrugës së kombit, në afërsi të Milotit. Dy makinat e përplasura rrëshqitën si pasojë e dëborës në rrugë. Njëra prej makinave të aksidentuara ka qenë e ngarkuar me drogë.

Droga është përhapur në rrugë, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet.