Aksident i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë!

Sapo ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë, ku vetura e tipit “Golf” ka përfunduar në anën e djathtë të shkureve në autostradë.

Vetura është dëmtuar relativisht shumë ku vozitësi është dërguar me urgjencë në Spital, raporton “Pa censurë”.

Policia ka dalur në vend ngjarje për të hetuar shkaqet që kanë shtënë deri tek aksidenti!