Aksident i rëndë në Greqi/ Shqiptari humb kontrollin e makinës dhe përfundon në det (Emri)

0
189

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin që lidh Korinthin me Qiaton në Greqi.

Mësohet se drejtuesi i një automjeti, një shtetas shqiptar ka humbur kontrollin dhe pasi është përplasur me murin, ka bërë disa rrotullime dhe ka përfunduar në bregun e detit.

Si pasojë, shqiptari 39 vjeçar Jani Beqiri ka mbetur i vdekur.

Sakaq, për të nxjerrë trupin e tij nga llamarinat u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Tashmë trupi i 39 vjeçarit ndodhet në morgun e Korinthit, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit.