Aksident i rëndë në Komoran, lëndohen 5 persona prej tyre një fëmijë (video)

Para pak minutave ka ndodhur një aksident shumë i rëndë në Komoran, rruga për Drenas, afër “Hajdini Palace”, raporton fokusi.info.

Siç na informoi një lexues i Fokusit, të përfshirë në aksident janë dy vetura, njëra BMW me tabela gjermane dhe tjetra Polo me tabela të Kosovës.

Sipas lexuesit i cili ishte në vendngjarje, në këtë aksident janë lënduar rëndë 5 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë./Fokusi.info/