Aksident i rëndë në Podujevë, vdes një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Podujevë, dhe si pasojë ka vdekur një person.

Konfirmimin për Gazetën Express për aksidentin dhe pasojat fatale, e ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë e tipit Golf 6 ,ngjyrë hiri e cila ka qenë në lëvizje dhe një kombi  i cili ka qenë i parkuar”, ka thënë Ahmeti, derisa ka treguar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.