Aksident i rëndë në qendër të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.

Në aksidentin që ka ndodhur në afërsi të Postës, janë përfshirë dy vetura.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, derisa në foto e siguruara nga Express shihet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.