Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Prizren, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në rrugën rajonale Gjakovë-Prizren. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë marrë lëndime trupore, ndërsa njëri nga ta është në gjendje më të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Express

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Albin Sahatçiu, komandant i Policisë së Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gajkovë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën rajonale Gjakovë-Prizren, të përfshira kanë qenë dy vetura. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe tre persona janë lënduar. Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK, ndërkaq dy personat e tjerë kanë marrë lëndime të lehta”, ka thënë Sahatçiu.

Ai thekson se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë nga personi që është lënduar rëndë.

“Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë nga personi që është i lënduar rëndë. Papritur ka dalë në anën e kundërt të rrugës dhe është përplasë direkt me automjetin tjetër me targa të Shqipërisë”, thotë Sahatçiu.

Lini një Përgjigje