Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Ferizaj

0
532

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Partesh.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Nga ky aksident jetën e ka humbur një grua dhe është lënduar rëndë një fëmijë, raporton Gazeta Express.

Fëmiju është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Për këtë aksident ka dhënë detaje Ismet Hashani nga policia rajonale e Gjilanit.

“Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjilan-Ferizqaj në dalje të fshatit Partesh.. një grua ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, një fëmijë është lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha Hashani për Gazetën Express.

Ndryshe, Express merr vesh se viktima është rreth moshës 30 vjeçare.

Ndërkohë, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Numri i aksidenteve fatale është rritur së fundmi, sipas të dhënave zyrtare nga PK, brenda këtij viti në aksidente të ndryshme trafiku jetën e kanë humbur mbi 25 persona.