Aksident i rëndë në rrugën Lipjan-Shtime, policia jep detaje

0
425

Në orët e mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Shtime, saktësisht në fshatin Bujan.

Zëdhënësja policore për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka treguar që nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar për tretman të mëtutjeshme mjekësorë.

Të përfshira në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamionë. Me rastin po merret njësia e trafikut./Indeksonline/