Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan (foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë- Gjilan.

Dy makina janë përplasur njëra e tjetrën.

Dëmet janë të konsiderueshme, derisa nuk dihet akoma nëse ka të lënduar.

Express ka sjell foto nga vendi i ngjarjes ku shihen makinat, njëra e shtypur e tjetra e rrokullisur.