Aksident i rëndë në rrugën Rahovec-Malishevë, lëndohen dy persona (foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Rahovec-Malishevë.

Sipas informacioneve të para të lënduar nga ky aksident kanë mbetur dy persona.

Në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit ‘Golf 2’ dhe një kamion, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente. Ndryshe Policia e Kosovës ka apeluar vazhdimisht tek pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë të shmangies së aksidenteve.

Foto nga indeksonline