Aksident i rëndë trafiku, godet shtyllën rrotullohet vetura (foto)

Një veturë është rrotulluar në mes të rrugës në Prizren.

Një vet aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Ukë Bytyqi’ në Prizren.

Vetura e llojit ‘Golf 4’ është rrokullisur në mes të rrugës, pasi ka goditur shtyllën elektrike.

Dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar shoferi i vetures.

Numri i aksidenteve gjatë kohëve të fundit në vend ka qenë mjaft i lartë, ndërsa policia shpesh herë ka apeluar për kujdes të shtuar përgjatë pjesëmarrjes në trafik.