Aksident i rëndë trafiku në Rogovë

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës.

i pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore ka pësuar një person.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj tha se gjatë tejkalimit, vozitësi ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashtë rrugës, ku si pasojë ka goditur shtyllën elektrike të betonit, ndërsa ka dëmtuar edhe një veturë të cilën e kishte tejkaluar, transmeton lajmi.net.

“Sot rreth orës 14:00, Në fshatin Rogovë ka ndodh aksident trafiku në mes dy veturave të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të fsh Romajë, ku gjatë tejkalimit vozitësi humb kontrollën mbi automjetin e tij dhe del nga rruga duke goditur shtyllën elektrike të betonit, ndërsa dëmton veturën të cilën kishte qenë duke e tejkaluar. Nga ky aksident pëson lëndime të rënda (frakturë në këmbë) vet shkaktari i aksidenti”,deklaroi Gjurka.