Aksident i rëndë trafiku në Tetovë, një person në gjendje të rëndë

0
212

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në dalje të qytetit të Tetovës në drejtim të Shkupit. Një makinë e tipit BMV me targa të Tetovës ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur në panikën mbrojtëse të hekurit.

Nga përplasja e fortë ka marrë lëndime serioze drejtuesi i automjetit dhe për momentin është duk e u transportuar për në spitalin klinik të Tetovës. Identiteti i personit të plagosur nuk dihet ende.

SPB-ja e Tetovës dhe ekipi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë njëri krah i rrugës në drejtim të Shkupit është totalisht i bllokuar dhe kalohet me alternime./koha.mk