Aksident me fatalitet në Kamenicë, vdes një person

Në Lagjen Malësia në Kamenicë një person ka vdekur si pasojë e aksidentit me motoçikletë, shkruan Gazeta Metro.

Policia e Kosovës ka deklaruar se viktima ishte duke drejtuar një motor-katërçikletë ku kishte humbë kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës.

Si pasoj e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar një motor-katërçikletë kishte humbë kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës. Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportinë e policisë.