Aksident me fatalitet në Kukës, humb jetën 25 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në qytetin e Kukësit. Një motor ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën një person, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i lënduar.

Viktima është Ndriçim Cara 25 vjeç, ndërkohë është lënduar rëndë vëllai i tij Demir Cara, 36, i cili po transportohet drejt Tiranës, raporton kohajone.com.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusan. Shkak aksidenti besohet të ketë qenë humbja e kontrollit të motorit nga ana e shoferit.