Aksident me fatalitet në magjistralen Gjilan-Ferizaj

0
303
Foto ilustrim

Një i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar janë pasojat e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture në magjistralen Gjilan-Ferizaj.

Lajmin për “Klan Kosovën” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Ismet Hashani.

Sipas tij, dyshohet edhe për dy të lënduar, por nuk dihet akoma shkalla e dëmtimit që kanë pësuar, ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet për shkaqet e aksidentit.