Aksident me pesë të lënduar në Skenderaj

Një aksident komunikacioni me pesë të lënduar ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, Avni Zahiti zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në mes të dy veturave civile në Skenderaj, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretmanin mjekësor në QKMF në Skenderaj”, ka thënë Zahiti. /Indeksonline/