Aksident me të vdekur në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Një aksident ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku ka ndërruar jetë një 82 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai ka treguar se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe katër persona.

“Ato, në vendngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK”, tha Krasniqi.