Aksident me tre të plagosur, mes tyre një polic

Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Nga informacionet e para bëhet e ditur se në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete, duke shënuar kështu 3 të plagosur, por pa pasoja për jetën.

Burimet jo zyrtare thonë se një mjet tip furgon ishte ndaluar nga një punonjës policie, në momentin që është përplasur nga prapa nga makina ‘Ford’.

Në këtë moment, edhe polici është goditur nga furgoni. Polici ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Te lënduarit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa po kryhen veprime nga policia në vendngjarje.