Aksident me vdekje, makina del jashtë rruge

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 22:38 mbremjen e se premtes, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, ku një automjet tip “Opel”, ka dalë nga nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Automjeti drejtohej nga shtetasi S.K., 28-vjeç, i cili humbi drejtimin e makinës dhe përfundoi jashtë rruge.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.