Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Fier (foto)

0
210

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak më parë në aksin Lushnje-Fier.

Mësohet se viktima quhet Kujtim Bajaziti, 50 vjeç. Ky i fundit ka qenë duke drejtuar një motorçikletë teksa është përplasur në rrugë duke gjetur vdekjen.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.