Aksident mes tri veturave në Harilaq, 5 të lënduar

Rreth orës 14:30, në fshatin Harilaq, ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes tri automjeteve. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK.

Ndërkohë që për të zbardhur rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident, po merret Njësiti i Trafikut e Policisë së Kosovës