Aksident në fshatin Repë të Podujevës, tre të lënduar

0
311

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në fshatin Repë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës.

“Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të njëjtëve u është ofruar ndihma e parë këtu në Emergjencë, por janë jashtë rrezikut për jetë. Më pas të lënduarit janë transportuar për në QKUK për disa fotografime”, kanë thënë nga Emergjenca.

Ndryshe, një tjetër aksident ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Siboc të kësaj komune, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Vlen të theksojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente, ku sipas Policisë së Kosovës 12 nga to ishin me të lënduar, derisa u shënua një viktimë.