Aksident në Fushë-Krujë, dy persona në gjendje të rëndë

Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bilaj në Fushë – Krujë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe policia.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.