Aksident në Itali, humb jetën mjeku shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një mjek shqiptar.

Aksidenti ndodhi në autostradën A25 në afërsi të Peskarës, dhe i ndjeri është një 66-vjeçar, i paidentifikuar.

Mediat italiane raportojnë se ai po udhëtonte së bashku me dy kolegë, në momentin e aksidentit.

Mësohet se mjeku shqiptar ishte ulur në sedijen e pasme të makinës Mercedes B Class i cili ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Si pasojë e përplasjes së fortë të makinës, trupi i viktimës ka marrë plagë të forta./shekulli/