Aksident në Kavajë, vdes vjehrri dhe nusja

0
379

Dy persona të së njëjtës familje humbën jetën në një aksident automobilistik të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Malit të Robit në Kavajë, ndërkohë që një fëmijë 8 vjeçar mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.40 të mëngjesit të sotëm, kohë kur një shtetase rreth 30 vjeç ka humbur drejtimin e automjetit, duke goditur tre persona që po ecnin anash rrugës.

Vdekjen kanë gjetur një 69 vjeçar dhe një 34 vjeçare të cilet ishin vjehërr dhe nuse.

I lënduar edhe fëmija i mitur 8 vjeçar i kësaj familjeje, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve . Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit tip “Toyota”. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme./abcnews/.