Aksident në Korçë, makina përfundon në lokal (foto)

Një aksident automobilistik ndodhi në pasditen e sotme në qytetin Korçës.

Dy makina u përplasën në dalje të qytetit, e për pasojë një prej tyre doli nga rruga e përfundoi në një lokal.

Drejtuesi i mjetit të makinës Toyota “Rav4”, që doli nga rruga pësoi dëmtime serioze dhe u dërgua në spital.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.