Përplasen dy mjete, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i Treshit.

Dy mjete janë përplasur në këtë vend e për pasojë një person ka ndërruar jetë. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave./BalkanWeb/